L’Istituto Italiano di Cultura, in occasione della XXIV Settimana della Lingua italiana nel mondo, è lieto di collaborare con Bottega Errante Edizioni per la presentazione del libro Balkan Football Club. Viaggio rocambolesco alla ricerca di utopie e rigori sbagliati di Gianni Galleri. L’autore presenterà il libro in una conversazione con il giornalista Andi Kasmi, creatore del progetto Pjesa e Trete. L’evento si terrà presso la Biblioteca dell’Istituto Italiano di Cultura a Tirana.
Per gli amici e le amiche albanesi:
Me rastin e edicionit XXIV të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Bottega Errante Edizioni, për prezantimin e librit Balkan Football Club. Viaggio rocambolesco alla ricerca di utopie e rigori sbagliati di Gianni Galleri. Autori do ta prezantojë librin në një bashkëbisedim me gazetarin Andi Kasmi.
Balkan Football Club lindi nga dhjetë vjet udhëtime mes Bullgarisë, Rumanisë, Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë në gjurmët e ngjarjeve dhe episodeve pak të njohura që kanë bërë historinë – jo vetëm futbollistike – të këtyre trojeve. Nga Marakana e Beogradit tek utopitë konkrete të spomenik-ëve jugosllavë, nga Maksimiri i Zagrebit deri tek brigjet e liqenit të Ohrit, pa përgjithësime apo stereotipe, duke u endur mes njerëzve, duke hyrë në bare, përgjatë rrugëve, në shkallët e shumë stadiumeve të të gjithë Ballkanit. Një udhëtim nga Adriatiku në Detin e Zi, përgjatë Danubit dhe Drinit, mes miqve të vjetër dhe tifozëve të vrazhdë, birrave dhe koreve, ćevapi-t dhe rakisë, në përpjekje për të deshifruar Ballkanin përmes lupës së futbollit.
U besojmë të panjohurve sepse ndajmë me ta ndjesitë që provojmë. Pimë me njerëz që nuk do t’i shohim më, sepse e dimë se janë tanët. Janë burra e gra që emocionohen, duan, luftojnë, rrezikojnë gjëra të mëdha për ngjyrat e veta, për skuadrën dhe për qytetin e tyre. Nga këta njerëz kam marë disa prej përqafimeve më të sinqerta dhe kam shkëmbyer disa buzëqeshje që do t’i zbehnin të dashuruarit.
Gianni Galleri, toskan që punon në Romë, është një entuziast i madh udhëtimesh dhe beson se futbolli është një nga mënyrat më të mira për të njohur vërtet një vend. Tashmë autor i disa reportazheve, ai ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe faqe sportive italiane. Ka krijuar podkaste dhe dokumentarë mbi tifozerinë në Europën Lindore dhe Ballkan. Më shumë se Liga e Kampionëve, e emocionon era e tymuesve në një stadium të largët periferik. Ka publikuar La città del football; Curva Est; Questo è il mio posto (Urbone Publishing), Pašić. Predrag difende Sarajevo (Garrincha Edizioni).